☀ COTE D'AZUR ☀ 4 DITË ☀ 399 €
TUR 4 DITOR NË COTE D'AZUR 21 24 MARS 399 €/P PROGRAMI: DITA E PARË: Fluturimi direkt Tiranë - Nisë. Nisja nga Tirana në orën 20:25. Mbrritja në Nisë në orën 22:35. Transferimi për në Nisë. Sistemimi dhe fjetje në hotel. DITA E DYTË: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve kryesore të Qytetit të Nisës: Teatri Kombëtar i Nisës dhe sheshi aty pranë, Garibaldi, qyteti vjetër, Katedralja e Nisës dhe Sheshi i Drejtësisë, Bulevardi i Anglezëve, një prej shëtitoreve më të bukura të Francës në Mesdhe, ku ndodhen hotelet lluksoze siç janë Westminster, Hotel Royal dhe Negresco, Bulevardi i Pavjonit dhe sheshi Massena. Nisja për në Monako. Mbërritja në Monte Karlo ku vizitohen: Shkëmbi i Monakos, Muzeu Oqeanografik, Parku i Shën Martinit si dhe Pallati i monarkut të principatës së vogël, Lungomare e Albertit të I-rë, ku zhvillohen garat e Formula 1-shit, Sheshi i Kazinos, Fjetje në Hotel. DITA E TRETË: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Antibes, Udhëtimi zgjat 30 minuta. Ndalesë dhe v...