Viti i Ri ne Dubai – Abu Dhabi, 28 Dhjetor, 6 dite, €898 !
Viti i Ri ne Dubai - Abu Dhabi, 28 Dhjetor, 6 dite, €898 !
DITA E PARE:
Takimi me guiden tone ne Aeroportin e Tiranes dhe fluturimi per ne Abu Dhabi me AIR SERBIA. JU 213 28DEC TIABEG 1500 1615 JU 800 28DEC BEGAUH 2315 0730+1 Gjate kohes se tranzitit do te zhvillojme City Tour Beograd. Fillimisht do te ndalemi ne Beogradin e Ri, dhe pastaj do te kalojme lumin Sava per te pare Muzeun “ 25 Maji”, stadiumet “Partizani” dhe “Ylli i Kuq”, tempullin e Shen Saves, Sheshin Slavia, rrugen Kneza Milosa, Parlamentin, Pallatete e Reja dhe te Vjetra Mbreterore, Sheshin Terazije, Sheshin e Republikes, Teatrin Kombetar dhe Muzeun Kombetar. Ne Sheshin Studenti e leme autobuzin per te vizituar me kembe Varrin e Sheikut Mustafa, Xhamine Bajrakli, Kalane e Beogradit qe ndodhen ne vendin ku bashkohen lumenjte Sava dhe Danubi. Kalaja eshte vendi ku mund te shihet e shkuara me e larget, aty ku Beogradi ka fillimet. Pastaj vazhdojme shetitjen drejt Parkut Kalemegdan dhe shetitores per kembesore Knez Mihailova. Kthimi ne aeroport dhe nisja per Abu Dhabi. Mberritja ne Abu Dhabi mengjesin e dites tjeter dhe transferta per ne Dubai
DITA E DYTE:
Pasi arrijme ne Aeroportin e Abu Dhabit do te vazhdojme transferten per ne Dubai Akomodimi ne hotel Dite e lire ne dispozicion.
DITA E TRETE:
Tour Opsional Ekstra Pagese – Jeep Safari ne Shkretetire me darke ( 45 Euro PP – Min 20 Persona ) Paradite – Kohe e lire per plazh 15:00 – 21:00 Jeep Safari Programi yne do te vazhdoje me Jeep Safari ne shkretetire. Jeep Safari i cili do te na beje te kuptojme me se miri jeten e banoreve te shkretetires. Magjia e Shkretetires do te jete e servirur ne menyren me fantastike gjate ketij udhetimi Jeep Safari ne eksplorimin te Dunave dhe Oazeve te cilet ngjasojne me Diamantet ne mes te shkretetires pa fund.Gjate udhetimit do te kemi ndjesine e lirise absolute te cilen shkretetira na fal pa rregulla, pa rruge, pa tabela, por me shume Duna te cilat duken si dallge te stermedha ne nje det pa fund rere, te cilin do e sfidojme dhe arrijme ta mposhtim. Mikpritja Arabe do tju beje te ndieheni si Sheikh, dhe prane Kampit ku do te pushojme dhe do te shijojme Show e organizuar me Belly Dancer dhe Muzike Orientale. Aty do te shijojme darken me ushqime tradicionale ne Barbeque. Pas perfundimit te programit kthimi dhe akomodimi ne hotel.
DITA E KATERT:
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel City Tour Dubai – Vizite panoramike: Fillimisht do ti drejtohemi Xhamise Jumeirah (e cila eshte nje nga xhamite me te bukura ne Dubai). Me pas vazhdojme ne rrugen e famshme Sheikh Zayed (cilesuar edhe si arteria kryesore e qytetit) Gjate kesaj rruge do te kalojme ne Zonen e Biznesit (e mbushur me godina vertete unike) si psh Emirates Tower dhe Qendra e Tregetise Boterore. Gjithcka duket ne harmoni te plote dhe ky program do te vazhdoje te na tregoje mrekulli te tilla si: Burj Kalifa e cila eshte ndertesa me e larte ne bote 818 m, dhe prane saj ndodhet Dubai Mall, qe eshte Qendra Tregtare me e madhe ne bote. Vazhdojme viziten tone ne brendesi te Palmes Jumeirah, e cila eshte nje arkitekture shume e vecante e ndertuar totalisht mbi uje. Aty do kemi mundesi te shohim Hotelin luksoz Atlantis The Palm dhe mundesi per foto panoramike. Me pas do te vizitojme Hotelin Burj Al Arab, i cili eshte hoteli i vetem ne bote me 7*. Mundesi per kohe te lire ne Pazarin e Erzave dhe Frutave te thata duke perfundur programin tone ne zonen e famshme Dubai Gold Souk, e cila per nga vete emri eshte zona me e njohur e Argjendarise ne Lindjen e Mesme. Kohe per dreken e cila eshte fakultative Ne mbremje do te behemi gati per Darken Gala te Vitit te Ri (nuk eshte e perfshire ) Ne Hotel VIDA DOWNTOWN – Restorant 3 IN 1, cmimi per person 195 eur pp Transferta dhe akomodimi ne hotel
DITA E PESTE:
07:00 – 09:00 Mengjesi ne hotel Check out nga hoteli i Dubait dhe nisja per ne Abu Dhabi ku to te zhvillojme Vizite Panoramike: Abu Dhabi – njihet ndryshe si ”Manhatani i Arabise” per shkak te gradacelave ultra moderne. Kryeqyteti i Emirateve te Bashkuara Arabe, shtrihet ne nje ishull ne forme T-je, prane gjirit te Persise. Aty do te kemi mundesi per te vizituar vendet e mrekullueshme si Xhamine “Sheikh Zayed”, nje kryeveper e arkitektures neo-islamike si edhe nje nga xhamite me te bukura ne te gjithe boten. Xhamia ka mbi 1.000 shtylla ne zonat e saj e jashtme te cilat jane te veshur me me shume se 20.000 panele mermeri me gure gjysme te รงmuar, duke perfshire guaskat, perlat etj. Vizita e kesaj xhamie eshte nje pervoje vertete e paharrueshme. Turi vazhdon duke pare nga jashte “Pallatin e Emirateve” shume luksoz, i cili ndodhet ne vendin e tij mbreselenes. Me pas do te vizitojme Heritage Village, Marina Mall si edhe ishullin “Saadyat” i cili ofron nje pasqyre te vertete ne zhvillimin e qytetit me te pasur te botes. Ne vazhdim vizitojme edhe ishullin ‘Yas’ ne te cilin ndodhet kompleksi ‘Ferrari World’ dhe pista e garave te ‘Formula 1’ Kohe e lire per dreken ( fakultative ) Akomodimi ne hotel ne Abu Dhabi
DITA E GJASHTE:
Check out nga hoteli dhe transferta per ne Aeroportin e Abu Dhabit Fluturimi per ne Tirane JU 801 02JAN AUHBEG 0820 1120 JU 216 03JAN BEGTIA 0020 0135 Mberritja ne Tirane Fundi i Sherbimit tone
Ne pagese perfshihen:
- Udhetimi me Avion: Tirane – Abu Dhabi – Tirane
- Akomodimi ne Hotel Al Khoory 3* ose i ngjashem ne Dubai, 3 nete.
- Akomodimi ne Hotel Mercure City Centre 3* ose i ngjashem ne Abu Dhabi, 1 nate.
- City Tour Abu Dhabi
- Guide Profesionale
- City Tour Beograd
- City Tour Dubai
Ne pagese nuk perfshihen:
- Drekat dhe darkat
- Darka Gala e Vitit te Ri
- Cdo gje qe nuk eshte e perfshire ne program
- Viza
Comments
Post a Comment