☀ SHEN VALENTINI ☀ BREZOVICË ☀ 3 DITË️ ☀ 79 €
Nisja për në Kosovë, duke pershkruar rrugen e Kombit. Pas ndalesës se shkurtër për kafen e mengjesit në Reps, vazhdojme udhetimin drejt qytetit te Prizrenit. Akomodimi ne hotel ne Prizren. Pas akomodimin ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e Prizrenit, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit, Xhamine e Sinan Pashes, Ura e Gurit, Carshia vjeter, etj. Pasditja me pas e lire per te shfrytezuar SPA e hotelit, si jakuzi, sauna, palester. Gjithashtu ne pasdite vizite e 2 qendrave tregtare te reja, nder me te medhate ne rajon, si GALERIA dhe ABI CARSHI, per shopping. Darka e organizuar ne restorant ne carshine e Prizrenit.
Pas mengjesit ne hotel udhetojme per ne Malet e Sharrit drejt Brezovice. Mberritja më qëndrën e skive te Brezovices, me e madhja ne Kosove dhe kohe e lire per te perjetuar adrenalinen e skijimit. Ne Brezovice ndodhen 3 teleferik per tu transferuar ne pistat ne qafen e Maleve te Sharrit. Pistat e skijimit janë të ndarë sipas ketegorisë së vështirsisë, ku ju mund te beni ski, snowboard ose te luani “si femije” me slita. Brezovica ofron rehatinë e skijimit për këdo. Dhe njekohesisht do keni mundesi te shijoni dhe Motorret e Bores. Gjithashtu prane pistes do të konusmohet edhe dreka e cila është e lirë ne restorantet me gatimet e zones. Zbritja ne Prizren pasdite dhe akomodimi ne hotel. Pasditja e lire per tu relaksuar ne SPA e hotelit. Darka e organizuar ne po te njejtin restorant ne carshine e Prizrenit.
Pas mengjesit ne hotel vazhdojme perseri udhetimin ne Malet e Sharrit, por kesaj radhe drejt Brodit. Tek i drejtohemi pistës së skijimit ne Brod njihemi me fshatin e Dragashit dhe historine e Kostandini i XI, perandori i fundit i perandorise romake, me origjine nga Dragashi. Pas mberritjes ne Brod, kohe e lire per te shijuar pisten e skijimit dhe teleferiket e Brodit, nje piste madheshtore e vendosur ne malet e Sharrit e cila te ofron shume mundesi per fillestaret e skijimit pasi pjerrësia e saj është shumë e vogël, duke e bërë komode skijimin për cdo kategori. Brodi ka qene nje nder zonat turistike me te frekuentuar qe ne kohen e ish-Jugosllavise, aq sa edhe Tito ndertoi nje shtepi pushimesh ne zonen e Dragashit. Dreka e lire per te konsumuar ne restorantin Arxhena ne Brod. Pas dreke nisje per ne Tirane. Ndalesa rruges per kafe dhe mberritja ne Tirane ne darke. Fundi i sherbimit tone!







Comments
Post a Comment