☀ LIQENI ☀ MATKA ☀ 2 DITË ☀ 40 €/P
HOTEL AEN 3 40 €/P
HOTEL BUSHI 5 55 €/P
03 04 PRILL
10 11 PRILL
17 18 PRILL
01 02 MAJ
PROGRAMI:
DITA E PARË: Vizite ne Prishtine.
Nisja ne mengjes drejt Kosoves duke kaluar nga dogana e Morines. Pas kalimit te procedurave doganore mberrijme ne qytetin e Prishtines. Vizite e qytetit ne shoqerine e guides si sheshi simbol i Kosoves New Born, bulevardi Ibrahim Rugova, bibloteka kombetare, etj. Pas vizites ne Prishtine vazhdimi udhetimit drejt Shkupit, ku pas mberritjes akomodohemi ne hotelin e perzgjedhur prej jush ne qender te qytetit. Pas akomodimit atraksioni i pare qe do te vizitojme do te jete kopshti zoologjik i Shkupit, nje nder me te medhenjte ne Ballkan, i pasur me specie te vecanta si Elefant, Xhiraf, Aligator, Lama, etj. Pas shetitjes ne kopshtin zoologjik ne Shkup, nen shoqerine e ciceronit vizitojme kryeqytetin e Maqedonise: Shtepine e Nene Terezes, Sheshi i shatrevanave “Aleksander i Madh”, ura e Artisteve, ura e Civilizimit, Blloku i Muzeve, Carshia e vjeter, Kalaja e qytetit, etj. Pasdite ne Shkup mund ta shfrytezoni per shopping Klientet qe akomodohen ne Resort SPA Bushi 5 mund ta shfrytezojne pasditen per relaks ne SPA e hotelit si pishina dimerore, jakuzi, suana, spa. Darka ne restorant (afer hotelit) per klientet qe kane zgjedhur paketen me darke. Diten e neserme e kemi te rezervuar per te vizituar mrekullin e Liqeni Matka.
DITA E DYTË: Vizite ne Liqenin Matka
Mengjesi ne hotel. Pas mengjesi do te udhetojme drejt Liqenit MATKA, 10 minuta larg Shkupit. I ndodhur vetem 10 km larg Shkupit, Liqeni Matka eshte “Perralla me re” e vendit fqinj te Maqedonise. Kjo dite do te jete kryesisht e dedikuar vetem per vizituar bukurite e Kanionit Matka. Nder eksperiencat qe nuk duhet humbur eshte edhe lundrimi me motoskafe te vegjel pergjate liqenit, duke soditur natyren e bukur qe karakterizon Matken. Lundrimi do te jete deri ne shpellen e Vrelo. Ndalese per te vizituar nje nder Shpellat me unike ne Ballkan. E gjate prej 175 m, ne brendesi te shpelles ndodhen 3 liqene te vegjel. Me pas kthimi ne mol. Kohe e lire per te vizituar kanionin ne menyre individuale. Pas vizites ne liqenin Matka udhetojme drejt qytetit te Oherit. Vizite te qytetit te Oherit si Kalaja Samoil, qyteti i vjeter, Kisha e Shen Klemendit, Kisha e Shen Sofise, pedonalja buze liqenit, etj. Kohe e lire per dreke ne sheshin Lhinidos te Oherit. Pas dreke nisja per ne Tirane nga pika kufitare e Qaf Thanes. Ndalese rruges per pushim dhe mberritja ne Elbasan, Tirane, Durres ne mbremje. Fundi i shërbimit tonë!
NË PAGESË PËRFSHIHEN:
Transport me automjet komod turistik.
Akomodimin ne hotelin e zgjedhur prej jush.
Mengjesi ne hotel dhe darka me pagese extra 5 €.
Perdorimi i Pishines Dimerore, Sauna, Jacuzzi, SPA ne hotel Bushi 5.
Taksa Turistike.
Shoqerues shqiptar gjate udhetimit.
NË PAGESË NUK PËRFSHIHEN:
Shetitja me motoskaf,ne liqenin Matka, Opsionale, 5 €.
Hyrja ne Kopshtin Zoologjik, Opsionale, 1.5 €.
Siguracioni i shendetit ne udhetim.
Comments
Post a Comment