☀️ SKI ☀️ KOLASHIN ☀️ 2 DITË ☀️ 55 €/P ☀️ 3 DITË ☀️ 95 €/P








































Nisja nga Sheshi Piazza, mbrapa Muzeut Kombetar. Ndalesa e pare per kafe ne qytetin e bukur te Shkodres per te vazhduar me pas drejt pikes kufitare te Hanit te Hotit. Pas procedurave kufitare, vazhdimi i udhetimit drejt Podgorices ku destinacioni i pare do te jete Ujevara e Niagares. Ndalese per fotografi dhe kafe per te shijuar bukurine natyrore qe te ofron Ujevara, ku ne kete periudhe te vitit eshte e tej mbushur me prurje uji. Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City. Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Rreth ores 17:00 akomodimi ne Hotelin e perzgjedhur prej jush. Hotel Hilton 5
ose Hotel Aurel 4
. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur spa e hotelit si pishine dimerore, jakuzzi, sauna, banjo turke dhe palestren. Per personat qe do deshirojne guida do ju per te vizituar qytetin e Podgorices si sheshi kryesor, bulevardin buze lumit, etj. Darka shtrohet buffe e hapur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni lokalet e nates te qytetit.



Pas mengjesit buffe e hapur ne hotel, nisja drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashin rreth ores 10:30 dhe qendrimi atje deri ne oren 16:00. Mundesi per te bere sporte dimerore, si Ski, Snowboard ose Motor-Bore. Sugjerohet te konsumohet dreka ne restorantin e zones. Pista e Skijimit ne Kolashin konsiderohet si me e madhia ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise. Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit. Pas drekes, rreth ores 16:00 nisja per ne Podgorice. Kohe e lire per te relaksuar ne SPA e hotelit, pishina, jakuzi, sauna, palester. Darka ne restorantin e hotelit. Pas darka e lire ku mund te frekuentoni lokalet e nates te qytetit.

Pas mengjesit ne hotel, udhetojme drejt qytetit te Kotorrit, pjese e Trashegimise Kulture te Unesco-s. Ne shoqerine e guides vizitojme qytetin e vjeter te Kotorrit, si citadela, Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Pas vizites se Kotorrit nisemi drejt Budvas, , ku do te vizitojme Kalane e Qytetit te Vjeter, e cila pritet te behet pjese e trashegimise kulturore - historike te Unesco-s. dhe portin e jahteve. Ne Budva do te kemi mundesi te drekojme ne menyre facultative, sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas dreke nisja drejt Tiranes. Pushime te shkurta gjate rruges dhe kthimi ne darke. Fundi i shërbimit tonë!










Comments
Post a Comment