☀ MEDJUGORE ☀ MOSTAR ☀ 2 DITË ☀ 55 €






►Nisja nga Tirana ne oren 05:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 04:20.
►Nisja nga Elbasani ne oren 04:20.
Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në ujevarën ”Niagara” në Tuz të Malit të Zi. Ndalesë për kafe dhe fotografi. Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i meneksheve ku do të kemi mundësinë të shohim: - Urën e famshme të Mostarit, - Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër, - Xhaminë e madhe, - Katedralen e betontë të Mostarit, e vetmja në Europë. Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugore. Akomodimi në hotel.

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, vizitojmë Mexhugorjen ose vendi i ”Gospa Mira”, Zonja e Paqes, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar. Nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria dhe në shtatoren që qan, vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugores. Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në darkë. Fundi i shërbimit tonë.








Comments
Post a Comment