️☀ SKI ☀ BOGË ☀ 2 DITË ☀ 49 €
️
SKI NË️
BOGË
2 DITË














►Nisja nga Tirana ne oren 06:30
►Nisja nga Durresi ne 05:45
Vazhdimi i udhëtimit drejt pikës së doganes në Morinë me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Nisemi per ne qytetin e Prizrenit. Vizite ne qender te Prizrenit dhe ne shetitoren buze lumit. Me pas ne drejtim te Pejes, për të vizituar Shpellën e Radacit dhe Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Vazhdojme vizitat për në Grykën e Rugovës ku do të keni mundësinë të prekim natyrën mbresëlënëse, sipas kohes kryerja e Zip Line, Opsionale. Pas vizitave do kemi kohë të lirë për të konsumuar edhe drekën. Me pas kryejme akomodimin ne hotelet perkatese. Qëndrim i lirë për të shfrytëzuar sherbimet trajtuese te hotelit si pishina dimërore, jacuzzi, sauna dhe palestër. Opsionale shëtitje në qytetin e Pejës për të vizituar Pazarin e Vjetër, Mullirin e Haxhi Zekës, Parkun e Paqes, etj. Darka në hotel dhe pas saj guida shoqëruese ju sugjeron disa vende me muzikë ku mund të kaloni mbrëmjen.

Pas mëngjesit në hotel nisemi në drejtim te zones se Rugoves dhe fshatit turistik te Boges. Qendrim i lire per te shijuar kafen e mengjesit ne natyren e bardhe te Boges, apo edhe per te shfrytezuar pisten e skive deri ne oret e pasdites. Mund te merrni asistence dhe sugjerime nga shoqeruesi yne per perdorimin e skive. Vazhdimi i udhetimit per ne kthim me ndalesa per kafe gjate rruges. Fundi i sherbimit tone.










Comments
Post a Comment