☀ PLAZH ☀ LEFKADA ☀ 6 DITË ☀ 329 €
























































































►Nisja nga Tirana ne oren 23:30, nje dite para dates se programit.
►Nisja nga Durresi ne oren 22:45, nje dite para dates se programit, pagese extra 5 €.
Nisja nga Tirana. Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes. Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 1 ore e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel. Darka ne Hotel.

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri. Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45. Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades, Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 €, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel. Darka ne hotel. Qendrim i lire ne qender te ishullit.

Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:00 deri ne oren 17:00. Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Pasdite e lire. Darka ne hotel.

Qendrim i lire per plazh ose opsionale turi “3 Beaches “ qe realizohet me anije ne 3 plazhet me kryesore te Lefkada, “Egremni, Porto Katsiki, Red Rocks “ dhe ndalohet pothuajse 2 ore ne cdo plazh. Kjo shetitje kushton 35 € dhe nuk eshte e detyrueshme por e keshillueshme, Duhen minimalisht 10 persona per kryerjen e shetitjes. Pasdite rreth ores 18:00 kthehemi ne hotel. Konsumimi i darkes ne hotel. Pas darkes organizim i sugjeruar ne party ne anije.


Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 te darkes. Fundi i sherbimit tone.














Comments
Post a Comment