☀ VJENË ☀ BUDAPEST ☀ 5 DITË ☀ 249 €
TUR NË VJENË BUDAPEST
ME GUIDË ME AUTOBUS
5 DITË 249 €/P
PROGRAMI:
DITA E PARË:
Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Vizitë e shkurtër në Split. Vazhdimi udhëtimit për në Zadar. Mbrritja në Zadar. Sistemimi në Hotel.
DITA E DYTË:
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.
DITA E TRETË:
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn - Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg - Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.
DITA E KATËRT:
Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, Nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.
DITA E PESTË:
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.
NË PAGESË PËRFSHIHEN:
Transporti me automjet komod turistik.
Shetitjet me autobus.
Akomodimi ne hotele.
Mengjeset per te gjitha ditet e udhetimit.
Guida shoqerimi profesionale.
NË PAGESË NUK PËRFSHIHEN:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Siguracioni i shendetit ne udhetim.
Comments
Post a Comment