☀ MEDJUGORJE ☀ MOSTAR ☀ 2 DITË ☀ 69 €
UDHËTIM NË FUNDJAVË
MEDJUGORJE MOSTAR
2 DITË 69 €/P
PROGRAMI:
DITA E PARË: Vizite ne Mostar dhe Medjugore
►Nisja nga Tirana ne oren 05:00.
Vazhdimi i udhëtimit drejtë pikës kufitare të Hanit të Hotit. Procedura doganore. Pas kalimit në territorin e Malit të Zi, ndalesa e parë do të jetë në Tuz të Malit të Zi per kafe. Vazhdimi i udhëtimit me pas drejtë Bosnje dhe Hercegovinës. Vizitë në Mostar ose ndryshe qyteti i menekshese ku do të kemi mundësinë të shohim: - Urën e famshme të Mostarit. - Rrugën e famshme te mjeshtërve të vjetër. - Xhaminë e madhe.- Katedralen e betontë të Mostarit, e vetmja në Europë. Kohë e lirë më pas për të shëtitur në qytetin e vjetër të Mostarit. Pas vizitës së Mostarit, vazhdimi udhëtimit për në Medjugorje. Akomodimi në hotel. Darka ne hotel. Pas darkes vizitojmë Medjugorjen ose vendi i ”Gospa Mira” (Zonja e Paqes), shtatoren që qan, si dhe Katedralen e Shenjtë të qytetit duke shijuar bukuritë e këtij vendi të bekuar.
DITA E DYTË: Pelibrinazh ne Medjugore - Ujvara e Kravices
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit, nisja më pas drejtë vendit ku është shfaqur Shën Mëria vendi i mrekulllive për shumë besimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për të vizituar këtë vend hyjnor. Më pas vazhdojmë vizitën tonë në ujëvarat e Kravicës, në një nga mrekullitë e natyrës në zonën e Medjugorjes, Opsionale 10 € extra bileta. Vazhdimi i udhëtimit për kthim në Tiranë me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në darkë. Fundi i shërbimit tonë.
NË PAGESË PËRFSHIHEN:
Transporti me automjet komod turistik.
Akomodimi ne hotel 3 ose 4.
Mengjesi dhe Darka.
Taksa e hyrjes ne Bosnje, 3 €.
Guide shoqerimi profesionale.
NË PAGESË NUK PËRFSHIHEN:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Hyrja ne parkun natyror te Kravices, 10 €.
Siguracioni i shendetit ne udhetim.
Comments
Post a Comment