☀ VITI I RI ☀ PARIS ☀ 4 DITË ☀ 499 €

 


🎅 FESTONI VITIN E RI 2025 NË ☀ PARIS 🎄

☀ 4 DITË 👉 ME GUIDË 🧍 ME AVION ✈

📆 02 ➖ 05 JANAR💰499 €/P❗️

👉 PROGRAMI:
🛑 DITA E PARË: Paris
Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 06:20. Mbrritja në Paris në 09:30. Pas mbërritjes në Paris dhe procedurave doganore: Fillojmë vizitat panoramike të Parisit duke nisuar nga Champs Elysees, The Petit Palais, Elysee Palace ( Presidenca e sotme e Frances ), Place de la Concorde, Ura Pont Alexandre III, nje ndër urat më të bukura të Parisit dhe e zbukuruar me statuja ari, Marigny Theater dhe Le Pavillon Elysee një ndër më të vjetrit si dhe një ndër krenaritë e gastronomisë franceze me 3🌟️ Michelin. Pas perfundimit të vizitave, akomodimi në hotel. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Parisit. Fjetia në Paris.

🛑 DITA E DYTË: Paris
Mëngjesi në hotel. Cdo lëvizje e përshkruar më poshtë bëhet me autobus. Në shoqërinë e guidës do të fillojmë vizitat në një ndër pallatet më të përfolura për skandalet politike e dashurore, me muzeumet dhe veprat e artit më të shtrejntat, aty ku kopshtet janë një vepër arti e admiruar nga miliona njerëz, një ndër vendet ku në historinë botërore janë nënshkruar kontrata shumë të rëndësishme si ajo e mbarimit të luftës së Parë Botërore, në Pallatin Mbretëror, në VERSAILLES. Vizita e radhës do të jetë Harku i Triumfit i ndjekur nga Piaca Trocadero nga ku janë marrë pamjet e bukura të kullës Eiffel, ku zhvillohet pasarela e modës në Paris. Nga Trocadero, vazhdojmë ditën me një ndër parqet më të bukura të Parisit, Kopshtet e Luxembourg dhe Muzeun e Louvrit. Turi kulmon me vizitë në një ndër veprat më të përfolura, më të pëlqyera por dhe të kritikuara, me objektin më të fotografuar në botë TOUR EIFFEL dhe parku Champ de Mars. E përfundojmë ditën me një vizitë në të mrekullueshmen e madhështoren katedralen e Notre-Dame. Më pas me dëshirën e grupit mund të zhvillojmë një udhëtim të mrekullueshëm nën dritën e hënës dhe madhështinë e veprave të shumta të Parisit në lumin Sena, me anijen Bateaux Parisiens (lundrimi me anije kushton 20 € dhe biletën e paguani direkt tek anija). Pas lundrimit ne Sena, kthimi në hotel. Fjetia ne Paris. Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Parisit, poshtë Kullës Eifel nën magjinë e spektaklit të dritave dhe Christmas Market. Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri.

🛑 DITA E TRETË: Paris - Disneyland
Mëngjesi në hotel. Paradite e lire per te pushuar. Gjate drekes nisja në drejtim të Galerive La Défense. Shopping Promenade. Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Kthimi në hotel dhe mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas Market të Parisit. Fjetia në Paris. Opsionale: Argetim në parkun magjik të Disneyland. Nisja për në Disneyland ku do të kalojme gjithë ditën në një ndër parqet e lojerave më të bukura, të mëdha me ambiente të ndryshme për adrenalinën e të gjitha moshave. Transferta Hotel - Disneyland - Hotel + Bileta e hyrjes ne parkun kryesor, cmimi 199 €, minimumi i konfirmimit 20 persona. Nisja bëhet në mëngjes dhe kthimi në darkë vonë në hotel. E gjithë dita është e dedikuar për argëtim në Disneyland.

🛑 DITA E KATËRT: Paris -Tiranë
Mëngjesi në hotel. Nisja në drejtim të aeroportit Beauvais. Mbërritja në aeroport dhe Fluturim direkt Paris -Tiranë. Nisja në orën 10:05. Mbrritja në Tiranë në orën 12:40.

💰 NË PAGESË PËERFSHIHEN:
✔️ Udhëtimi vajtje - ardhje me avion Tiranë - Paris - Tiranë.
✔️ Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
✔️ Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
✔️ Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
✔️ Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
✔️ Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20 x 23 cm, mbi këto përmasa dhe bagazh për checkin ka shpenzime ekstra.

❌ NË PAGESË NUK PËRFSHIHEN:
➖ Hyrjet në monumente dhe muzeume.
➖ Eskursionet “Opsionale”.
➖ Siguracioni i shëndetit në udhëtim.

_____𝐊𝐎𝐍𝐓𝐀𝐊𝐓_____
📲 𝐂𝐞𝐥: +𝟑𝟓𝟓 𝟔𝟗 𝟑𝟖𝟎 𝟑𝟎𝟓𝟐
📩 𝐄𝐦𝐚𝐢𝐥: 𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞𝐥-𝐭𝐢𝐦𝐞𝟏@𝐡𝐨𝐭𝐦𝐚𝐢𝐥.𝐜𝐨𝐦
🌍 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚: 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈, 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐬𝐡 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐮𝐭, 𝐩𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐟𝐞 𝐑𝐨𝐦𝐚, 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐚𝐣𝐭𝐚𝐬, 𝐤𝐚𝐭𝐢 𝐈𝐈❗️






Comments

Popular posts from this blog

☀️ KORFUZ ☀️ 6 DITË ➡ 239€

☀ BELEK ☀ SPICE HOTEL & SPA 5🌟☀ 7 DITË ☀ 2160 €/CIFT

☀ SIDE ☀ ROYAL TAJ MAHAL 5🌟☀ 7 DITË ☀ 1790 €/CIFT