☀ SKI ☀ MAVROVË ☀ KODRA E DIELLIT ☀ 2 DITË ☀ 79 €
►Nisja nga Tirana ne oren 06:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 05:10, pagese extra, 5 €/P.
Kryerja e procedurave kufitare ne piken e kontrollit në Dibrën e Madhe, me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës. Vazhdojme udhetimin drejt Parkut Kombetar te Mavroves. Qendrimi i lire per ski dhe per te shijuar natyren e bardhe qe Mavrova ofron. Shoqeruesi jone mund t’ju ofroje asistence dhe sugjerime per personat qe duan te mesojne te skijojne. Konsumimi i drekes ne menyre individuale ne restorantet e zones, nuk ju mungon asistenca dhe sugjerimet e guides. Nisja nga Mavrova per ne hotel pasdite. Akomodohemi në hotel në Tetovë, ku mund të shfrytëzojmë lehtësirat e hotelit si: pishina dimërore, sauna, jacuzzi dhe banja turke. Konsumimi i darkes.
Pas mëngjesit në hotel do të udhëtojmë drejt qendres se skijimit ne Kodren e Diellit, 30 minuta larg Tetoves. E vendosur midis masivit malor te Bjeshkeve te Sharrit, “Kodra e Diellit” disponon 11 ski-ashensorë, me gjatësi prej 7,7 km, që lidhin shtigjet e skijimit në lartësi prej 1070 - 2510 m. Gjatësia e shtigjeve të skijimit është 20 km nga të cilat 3 janë sipas kritereve të FIS-it, Federates Boterore te Skijimit. Qendrim i lire per te ushtruar sportin e skijimit ku nuk mungojne dhe sugjerimet e guides. Pas drekes, nisja drejt Tiranes. Nisemi në rrugën e kthimit. Mbërritja në mbrëmje. Fundi i shërbimit tonë!





Comments
Post a Comment