☀ BARCELONË ☀ 4 DITË ☀ 513 €
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin minimumi 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 19:15. Mberitja në Barcelonë në orën 22:00. Pas mbëritjes në Barcelonë dhe procedurave doganore transferta ne hotel. Akomodimi në hotel në Barcelonë. Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës të qytetit dhe Christmas market të Barcelonës.
Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë.
Mëngjesi në hotel. Në shoqërinë e guidës nisim turin e Barcelonës, duke filluar nga lagjia tradicionale e Barcelonës, Barceloneta. Vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës si dhe Muzeun e Pablo Picasso. Me pas vizite ne Akuariumin e Barcelonës, ku do të qëndrojmë edhe për drekë. Pasdite kohe e lire per shopping. Akomodimi në hotel në Barcelonë. Mbrëmje e lirë. Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Barcelonës ose ne Darken Gala ne restorantin e hotelit.
Mëngjesi në hotel. Në mëngjes do të vizitojmë fillimisht Sheshin Espanja si dhe kodrën Montjuik ku gjenden Muzeu Kombëtar i Artit Katalan, Kullat Veneciane, Panairi i Barcelonës i vitit 1926, Stadiumet e Lojërave Olimpike Barcelona ’92. Do të zbresim kodrën edhe do të vizitojmë Portin e Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Bulevardin Las Ramblas si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Transferta më pas për në aeroportin e Barcelonës. Pas proceduravce doganore, Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 22:45. Mbrritja në Tiranë në orën 01:20.





Comments
Post a Comment