☀ PRAGË ☀ KALORVY VARY ☀ KUTNA ORA ☀ 4 DITË ☀ 341 €
Takimi ne aeroportin e Tiranes me guiden 2 ore perpara orarit te fluturimit me avion. Fluturimi Direkt për në Pragë. Nisja ne oren 20:00 nga Tirana. Mberitja ne 22:10 ne Prage. Pas procedurave doganore, transferta ne hotel.
Mëngjesi në hotel. Në shoqërinë e guidës vazhdojmë vizitat ne Qytetin e Vjetër të Pragës duke filluar me rrugën Parizka, e cila është rruga më turistike, përgjatë të cilës ndodhet dhe lagjia Çifute. Kjo lagje ka një histori shumë të vjetër dhe interesante e cila lidhet kryesisht me komunitetin Çifut, të vendosur në këtë zonë që në periudhën e mesjetës. Një nga Sinagogat më të vjetra në Europë ndodhet pikërisht në këtë lagje. Do të vazhdojmë përgjatë Bulevardit Parizka deri në Sheshin e Qytetit të Vjetër, i cili është një nga më të mëdhenjtë dhe më të bukurit në Europë, fillimet e të cilit si një shesh tregëtar janë regjistruar që në shek. 12-të. Për tu vizituar janë Bashkia e Qytetit të Vjetër me kullën ku ndodhet ora Astronomike, Kisha e Shën Marisë, Pallati i Koncerteve është një ndërtesë shumë interesante dhe gjithashtu Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Vizitat përfundojnë në Lagjen Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit si dhe Muzeumi Kombëtar i Pragës. Mbrëmje e lirë per te shijuar jeten e nates se qytetit dhe Christmas Market ne Prage. Fjetia ne Prage.
Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit do te nisemi per ne Kalorvy Vary ku do te vizitojme nje nga qytetet me te bukura te Cekise. Karlovy Vary i mirenjohur ne te gjithe Europen per burimet e shumta te ujrave termale dhe banjat kurative. Nisje, për në Kutna Hora. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Shëtitje dhe vizita në Kutna Hora. Pas vizites transferimi për në Aeroportin e Prages. Fluturimi Direkt Pragë - Tiranë. Nisja ne oren 22:00 nga Praga. Mberitja ne 00:35 ne Tiranë.

.jpg)



Comments
Post a Comment