☀ SARAJEVË ☀ 3 DITË ☀ 139 €
►Nisja nga Tirana ne oren 05:00.
►Nisja nga Durresi ne oren 04:10, pagesa e kthimit, 5 €/P.
Kryerja e procedurave kufitare. Vizite e shkurter dhe pushim per kafe, ku mund te konsumohet nje mengjes i lehte ne Nikshiq. Me pas nisemi drejt Mostarit ose qyteti i Menekshese, ku do te kemi mundesine te shohim Uren e famshme te Mostarit, rrugen e dyqaneve te mjeshterve te vjeter, Xhamine e Madhe dhe Katedralene e Betonte te Mostarit, e vetmja ne bote. Pas perfundimit te vizites ne Mostar. Nisja per ne Sarajeve. Akomodimi dhe darka ne Hotel.
Konsumimi i Mengjesit. Nisemi tek Burimi i Lumit Bosnia, Vrella Bosna, hyrja extra 6 Marka/personi. Me pas nisemi per ne Bashçarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, qe jo me kot eshte quajtur Jeruzalemi i Europes. Me pas shopping ne qendrat e medha tregtare si Skenderaj, Obi, Visa ose Robot. Kohe e lire dhe konsumimi i drekes ne nje nga lokalet e qendres se qytetit. Kthimi ne hotel dhe shfrytezimi i ambienteve te hotelit, pishina olimpike e mbyllur banja turke xhakuzi, etj. Konsumimi i darkes.
Pas mengjesit nisja per ne Medjugorje ose vendi i Gospa Mira, Zonja e Paqes, ku do te vizitojme Katedralen e Shenjte dhe shijojme bukurite e ketij vendi te bekuar. Nisemi per ne ujevaren Kravica, Hyrja Extra 10 €/P. Pasi te kemi shijuar bukurite e ujevares nisemi drejt Tiranes me ndalesa te shkurtra gjate rruges.





Comments
Post a Comment