☀ VJENË ☀ 2 DITË ☀ 417 €
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin 2 orë përpara fluturimit. Fluturimi Direkt Tiranë - Vjenë. Nisja më 12:25. Mbritje në Vjenë më 14:10. Pas mberitjes ne Vjene, Nisemi per te vizituar Pallatin e Shonbrun-it, pallati mbreteror ku ka jetuar familja mbreterore e Habsburgeve, shume i ngjashem me Pallatin e Versajes. Ketu do te vizitohen: Dhomat Mbreterore, Kopshtet e pallatit, Shatervani i Neptunit dhe Belvederja, 2 ndertesat madheshtore dhe kopshtet franceze qe i lidhin ato. Pas Belvederes do te vizitojme Kishen e Karlit, nje nga me te bukurat e stilit Barok. Kohe e lire per dreke ne rruget Kartner ose Graben ku mund te shijoni gatimet tradicionale Vjeneze ne restorante perreth. Pas drekes do te vizitojme Katedralen e Shen Stefanit, nje nga simbolet e qytetit, nje nga ndertesat Gotike me te rendesishme dhe padyshim qendra Fetare me e rendesishme ne Austri. Vizite e Basilikes brenda dhe jashte. Pasdite e lire. Akomodimi në hotel në Vjenë. Mbrëmje e lirë për të shijuar Festën në Christmas Market të Vjenës. Per turin e Vitit te Ri, Mbrëmja e Ndërrimit të Viteve do të jetë lirë për tu shijuar në qendër të Vjenës, nën magjinë e spektaklit të Christmas market. Sugjerimet nga stafi yne nuk do të mungojnë as për rezervimet e restoranteve të ndryshëm për darkën e Vitit të Ri. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel. Vizite e lirë. Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit do te fillojme me viziten e Qytetit. Itinerari i ketij turi do te filloje nga Kisha Votive dhe do te vazhdoje me Bashkine e re, Teatrin e Hofburgut, Parlamentin, Sheshin Maria Tereza me 2 ndertesat e mrekullueshme identike qe mbajne Muzeun e Artit dhe Muzeun e Historise Natyrore, dhe do te perfundojme tek Opera, qe eshte nje nga ndertesat simbol te Vjenes. Do te vazhdojme me nje vizite te detajuar ne Pallatin madheshtor te Hofburgut, i cili ndodhet ne mes te qytetit dhe ka sherbyer per shekuj si rezidenca dimerore e familjes Mbreterore te Habsburgeve si dhe zyrat e punes. Kopshtet perreth pallatit jane gjithashtu shume interesante per tu vizituar. Ketu do te vizitojme Muzeun e Sisit dhe dhomat e Kaiserit si dhe koleksionin e argjendarive dhe porcelaneve te Familjes Mbreterore. Pas vizites se muzeut te pallatit mbreteror, e cila zgjat rreth 1 ore do te vazhdojme te shohim pjesen tjeter te pallatit ku ndodhet biblioteka Mbreterore, Stallat e Kuajve te pallatit te cilat jane te njohura dhe sot ne gjithe Europen per garat e famshme me kuajt Lipizzaner, do te vazhdojme me kishen e Augusteve, Opera dhe Kopshtet e Hofburgut te cilat ne pranvere me shume se kurre ofrojne nje spektakel ngjyrash. Mbrëmje e lirë në sheshin Shen Stefan, një ndër sheshet simbol të Vjenës, për të shijuar Festën në Christmas Market të Vjenës.
Mëngjesi në hotel. Transferta për në aeroportin e Vjenes. Kalimi i procedurave doganore dhe nisja nga Vjena për në Tiranë me fluturim direkt. Fluturimi për në Tiranë. Nisja më 12:50. Mbritje në Tiranë në 14:25.





Comments
Post a Comment