☀ AMSTERDAM ☀ BRUKSEL ☀ 4 DITË ☀ 449 €
Fluturimi për në Bruksel. Nisja në orën 06:00. Mbrritja në Bruksel në orën 09:00. Transferimi në Bruksel. Vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të tij. Vizitohen: Sheshi më i bukur i Brukselit Grand Place, Shtatorja Kineze dhe Kulla Japoneze, Katedralja e Shën Mikelit, Rezidenca Mbretërore, Parlamenti, Pallati i Drejtësisë, Godinat kryesore te Qeverise etj. Pasdite, Nisja për në Bruges të Belgjikës. Ndalesë dhe vizitë e shkurtër në Bruges. Vazhdon udhëtimi në drejtim të Rotterdamit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë kufirit Belg - Hollandez.
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Rotterdam dhe Hagë. Vizitë në Hagë dhe Rotterdam, ku vizitohen: Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Parlamenti, Pallati i Paqes dhe monumente të tjera të këtyre qyteteve. Pasdite vonë, vazhdimi i udhëtimit për në Amsterdam. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Mëngjesi në Hotel. Opsionale: Hyrja tek Kopshti i Tulipaneve. Vizitë panoramike e qytetit. Vizitohet Sheshi Dam dhe Sheshi i Muzeve. Veshja e jashtme e Pallatit mbreteror eshte fasada më e bukur e Sheshit Dam. Opsionale: Shëtitje me Anije për të parë Monumentet e Qytetit nga Kanalet e Amsterdamit.
Transferimi për në aeroportin e Brukselit. Fluturimi me avion direkt Bruksel - Tiranë në orën 21:05. Mbrritja në Tiranë në orën 23:35.





Comments
Post a Comment