☀ BEOGRAD ☀ 3 DITË ☀ 139 €
►Nisja nga Tirana ne oren 04:00.
Vazhdojme udhetimin ne drejtim te Kosoves. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Beograd pasdite vone. Akomodimi ne hotel. Shetitje e lire per vizite sipas sugjerimit te guides.
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”, ku do të qëndrojmë për drekë tek restorantet që gjendet aty. Pas përfudnimit të vizitave do të drejtohemi në qendrën tregtare USCE ku do të kemi kohë të lirë shopping për rreth 2 orë. OPSIONALE: Në mbrëmje lundrojmë me anije për rreth 1 orë në lumin Danub, ku nën atmosferën festive shijojmë pamjen që ofron qyteti i ndricuar gjatë natës.
Mëngjesi në Hotel. Pas mengjesit nisemi për në Shqiperi, nepermjet lugines se Preshevës, aty ku gjendet minoriteti Shqiptar në Serbi.





Comments
Post a Comment